Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, është drejt rinovimit me klubin roman. Në fakt janë vetë kryeqytetasit që e kërkojnë diçka të tillë, pasi kujtojmë se boshnjaku ishte shumë pranë largimit.
Dzeko arriti akordin personal me Juventusin dhe kalimi i tij ishte pothuajse i kryer, por gjithçka u bllokua nga Napoli, që nuk lejoi Milik t’iu bashkohej verdhekuqve. Madje kapiteni i Romës nuk luajti në ndeshjen e parë kundër Veronës, por mesa duket ajo kohë është harruar për të dy palët.
Sipas raportimit të “Il Messaggero”, drejtuesit e Romës kërkojnë ta rinovojnë më një vit kontratën e 34-vjeçarit si dhe të përfshijnë në të një bonus të ri. Kontrata e boshnjakut aktualisht përfundon në vitin 2022 dhe ai përfiton plot 7.5 milionë euro neto në sezon. /abcnews.al