Rinovimi me Cavanin, PSG merr vendimin final

schedule13:40 - 2 Nëntor, 2019

schedule 13:40 - 2 Nëntor, 2019

Kontrata e Edinson Cavanit me PSG-në përfundon në fund të këtij sezoni. Sulmuesi uruguaian është pjesë e kampionëve të Francës prej vitit 2013 dhe karriera e tij pritet të vazhdojë tjetërkund.

L’Equipe raporton se klubi francez ka vendosur të mos i dhurojë rinovimin 32-vjeçarit. “El Matador” është një golashënues race, por Mauro Icardi ka shfrytëzuar në maksimum dëmtimin e tij.

Argjentinasi është rikthyer në formë dhe po shënon me rregullsi për ekipin e Thomas Tuchel. Vetë trajneri gjerman i dha një sinjal të qartë Cavanit. Gjermani konfirmoi pas humbjes së fundit kundër Dijon se e ka të pamundur që të ulë në stol Icardin.

Atletico Madrid është klubi kandidat për të ardhmen e Cavanit, teksa nuk përjashtohet as mundësia e rikthimit te Napoli, aty ku kaloi dy sezone fantastike. Një tjetër opsion është edhe transferimi në Brazil, aty ku e kërkojnë kryesuesit e Flamengos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!