Rinovimi i PS, Klosi: Të jemi më të fortë. Tirana? Është e njëjta skemë, edhe pse ka nevojë për më shumë se 3 drejtues politikë

schedule21:04 - 19 Shtator, 2024

schedule 21:04 - 19 Shtator, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se rinovimi i kësaj force politike, është bërë me qëllimin për të qenë më e fortë nga pikëpamja elektorale.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Klosi u shpreh se PS gjen mënyra të reja për të rinovuar veten.

Sipas Klosit, për Tiranën është ndjekur e njëjta skemë si në vitin 2021, edhe pse nënvizoi se kryeqyteti ka nevojë për më shumë se 3 drejtues politikë.

“Qëllimi i kësaj partie është që të jetojë dhe të vazhdojë të jetë e fortë. Të jetë një parti që pas 33 vitesh të jetë më e fortë nga pikëpamja elektorale. Si strukturë, është që të fitojë zgjedhjet. Është parti elektorale. PS dhe Edi Rama, kërkon të gjejë gjithmonë, përpiqet. Ne krijojmë një mekanizëm ,deputeti që duam. I japim mundësi çdo shqiptari, të thotë, unë dua të jem deputet i kësaj force. Si është më mirë, lista të jetë e mbyllur, apo të jetë një konkurrencë e hapur? Në politikë, është puna ajo që të vlerëson. Në atë listën, për deputeti që duam, mund të aplikojmë 1 mijë ose 2 mijë. Elementë të spikatur do jenë në listë. Lista bëhet që partia të fitojë. Është një listë që të mbledhë sa më shumë vota. Edhe në 2021, ka pasur 3 drejtues. Nuk ka qenë Tirana vetëm me Erion Veliajn. Gara është në 2025. Është gara, mbledhja e sa më shumë votave, Është e njëjta skemë. Tirana po rritet, do ketë 38 mandate maksimumi. Tirana kaq shumë e madhe, ka nevojë për shumë elementë. Ka nevojë për më shumë sesa tre. Duhet të jenë në zona të caktuara, titullarë të fortë”, theksoi ai./abcnews.al