Rinovimi i Paulo Dybala, Juventusi vendos para janarit

schedule14:57 - 10 Nëntor, 2020

schedule 14:57 - 10 Nëntor, 2020

Paulo Dybala nuk e shikon veten në qendër të projektit të Andrea Pirlo. Argjentinasit i është krijuar kjo përshtypje për momentin dhe i është përforcuar edhe më shumë pas ndeshjes me Lazion, sikurse shkruan SportMediaset.

Në këto kushte edhe çështja e rinovimit të kontratës mbetet ende në ajër. Dybala ka kërkesa të larta financiare dhe deri më tani Juventusi nuk ka qenë i gatshëm t’ia plotësojë. Argjentinasi kërkon 15 milion euro në sezon, në mënyrë që të jetë i dyti më i paguar pas Cristiano Ronaldos.

E ardhmja e Dybala do të vendoset gjatë këtyre dy muajve, ndryshe opsioni për t’u larguar që në muajin janar ka nisur të pëshpëritet sërish në mediat italiane. Real Madrid është gati, ndërkohë që edhe në Premier League janë lakuar shpesh klube si Chelsea dhe Tottenham./abcnews.al