Rinovimi i kontratës: Kërkesa e Pogba shtang United, PSG fërkon duart

schedule12:19 - 17 Maj, 2021

schedule 12:19 - 17 Maj, 2021

Vazhdon të jetë e pasigurt e ardhmja e Paul Pogba te Manchester United. Mesfushori francez ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me “Djajtë e Kuq”.

Ole Solskjaer e cilëson shumë të rëndësishëm për skemat e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të rinovojnë me kampionin e botës. Problem mbeten kërkesat e larta financiare.

Pogba kërkon një rrogë prej 400 mijë paundësh në javë për të firmosur kontratën e re (aktualisht përfiton 290 mijë). United nuk ka ndërmend t’ia plotësojë këtë kërkesë.

Në kushte të tilla, shitja e 28-vjeçarit francez në merkaton e verës është detyrim, pasi klubi anglez nuk mund ta humbasë me parametra zero në fundin e sezonit të ardhshëm.

Në “pole position” për të siguruar shërbimet e Pogba është PSG. Kampionët e Francës nuk i kanë problem paratë dhe janë gati t’i realizojnë çdo dëshirë mesfushorit. /abcnews.al