Rindërtimi, Rama: Sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç kthehen në shtëpitë e reja

schedule08:09 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 08:09 - 28 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së martës pamje nga procesi i rindërtimit në Laç. Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja.

EDI RAMA NË FACEBOOK

“MIRËMËNGJES 

dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë.”

Ditëve të fundit, kryeministri ka dorëzuar çelësat e banesave tek banorët në Thumanë, të hënën ishte në Kavajë dhe sot e ka radhën Laçi. Në bllokun e ri të banimit në Laç pritet të strehohen rreth 500 familje të prekura nga tërmeti që mbetën në qiell të hapur dy vite më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!