Është prezantuar këtë të premte projekti për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në këtë prezantim ishin të pranishëm ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë prezantim, Kryebashkiaku Veliaj tha se shkolla ‘Sami Frashëri’ e re do ti përshtatet kushteve për distancim social. Sipas tij, do të dyfishohen klasat dhe do të katërfishohen ambiente i hollit.
Propozojmë një shkollë që shkon në 1494 persona një shkollë që kalon e gjitha në turnin e parë. Nga 24 klasa do të ketë 50 klasa. Duam të shkojmë në 7 ambiente laboratorësh. Duam ta 5-fishojmë hapësirën e bibliotekës.Do të katërfishojmë sipërfaqen e hollit. Do ndjekim shembullin e “Tonin Arapit” tek Liceu dhe sallës “Avni Mula”.
Duam që shkollat e reja të kenë edhe një sallë koncertore. Duam që të bëjmë një zgjerim edhe për dhomën e mjekut dhe psikologut. Kapacitet sanitare do të dyfishohen për çdo kat. Do të kemi dyfishim për sipërfaqeje e palestrës”, tha Veliaj./abcnews.al