Rindërtimi i 40 shkollave të reja, Rama: Do përshtaten edhe për “koronavirusin”

schedule11:30 - 24 Prill, 2020

schedule 11:30 - 24 Prill, 2020

Kanë nisur diskutimet për prishjen e shkollave në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto shkolla, sipas kryeministrit Rama,”do të ndërtohen nga themelet me standardet më të mira europiane.”

Janë 5 shkolla që kanë nisur shembjen ditën e sotme për t’u rindërtuar pasi u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa në ditët në vijim do të procedohet më të tjerat.

Shkollat që po shemben janë; ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, ‘Ramazan Subashi’ 9-vjeçare në Vorë, ‘Sherif Dervishi’ 9-vjeçare në Krujë, ’16 Shtatori’ në Shijak dhe ‘Charles Telford’ në Kavajë.

Shkollat e reja, sipas asaj që u shpreh Rama, do të kenë një rritje të kapacitetit për klasa. Ndërsa shtoi se do të jenë të pajisura me laboratorë kimie, fizike, biologjie, biblioteka, hapësira multi-funksionale dhe salla të edukimit fizik si palestra dhe fusha për aktivitetet fizike.

Gjithashtu kryeministri shtoi se edhe sallat e mësuesve do të jenë të gjitha të standartizuara, ndërsa nuk do të mungojë kabinet i psikologut, infermierisë, pistat e vrapit etj. Gjithashtu gjatë mbledhjes u tha se shkollat e reja nuk do jene kopje e rindërtuar e të vjetrave.

Pritet që me rritjen e kapaciteteve, nëpër klasa të ketë një numër më të vogël nxënësish, “për të mos pasur më per klasa me 40 nxënës.”

Ndërsa, sa i përket, situatës aktuale të krijuar nga koronavirusi, Rama u shpreh:

“Një element që do shtoja unë, është elementi që sjell situata e re e krijuar. Gjithë procesi i hapjes do jetë nje proces adaptimi dhe distancimi social, për këtë arsye duhet me fut elementin e kapacitetit dixhital për të pasur një kombinim mes mësimit online dhe mësimit në klasë për nxënësit. Deri kur kjo të ketë marrë fund me vaksinën, të kemi turne me një pjesë që vjen në klasë dhe një pjesë që vjen nga shtëpia. Duhet të pajisemi me një kapacitet të tillë, shkollat edhe fëmijët. Kjo duhet majt parasysh si komponent.”

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj u shpreh se në 1 nëntor, 40 shkolla do të jenë gati për fëmijët.

Menjëherë pas marrëveshjes kuadër fillojnë ofertat dhe besoj që brenda 1 nëntorit kjo parti shkollash do të ketë mbaruar, që janë mbi 40, duhet të ishin 59, por 22 i ka marrë UNDP, KE-ja. Atë afat që kemi vendosur do ta ndjekim, me shkollat, 24 orë në punë, për t’u futur nxënësit në 1 nëntor“, tha Arben Ahmetaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!