“Rindërtimi”, Bashkia Lezhë apel familjeve të prekura: Mos e neglizhoni, edhe pak ditë kohë

schedule13:32 - 25 February, 2020

schedule13:32 - 25 February, 2020

Lezhjanët nuk kanë humbur kohë për të aplikuar në zyrat e rindërtimit të ngritura nga Bashkia. Brenda 3 javesh më shumë se 70% e të prekurve janë regjistruar në qytet dhe njësitë administrative. Ndërsa për pjesën që ende se ka kryer ende si proces, afati është i qartë.

“Të gjithë qytetarët e Lezhës nëse deri me datë 28 shkurt nuk do të aplikojnë pranë zyrave të rindërtimit, në bashkinë e këtij qyteti nuk do të përfitojnë nga programet e rindërtimit, duke mbetur në këtë mënyrë jashtë kësaj skeme”.

Për nënkryetarin e Bashkië, Ermal Paçi nuk ka nevojë për afat shtesë duke parë treguesit e deritanishëm.

“Sa i përket fazës së parë të aplikimit në platformën e rindërtimit, bashkia e lezhës ka bërë 1300 qytetarë që kanë pasur probleme nga tërmeti i datës 26 qershor. Jemi diku tek 70-80% e të gjitha ankesave që ne si Bashki kemi patur”, tha Paçi.

Paçi iu bën thirrje qytetarëve që nuk kanë aplikuar të mos e neglizhojnë si proces.

“Normalisht gjej rastin ti bëj thirrje qytetarëve ti drejtohen Bashkisë së Lezhës, janë dhe 4 ditë nga të cilat duhet të përfitojnë për të ardhur dhe bërë  aplikimin në platfomrmën e rindërtimit. Asnjë nga qytetratët nuk duhet ta marrë në konsideratë pyetjen nese ndonjeri ngel pa aplikuar pasi duhet të vijnë të aplikojnë. Nese një qytetar nuk vjen brenda datës 28 automatikisht është jashtë programit  të rindërtimit”, theksoi më tej Paçi.

Pavarësisht se kanë bërë ankesën fillestare për dëmtime nga termeti, ka raste të qytetarëve që nuk janë paraqitur për tu regjistruar për fazen e rindertimit. Ata janë me së shumti, qytetarë që kanë ndërhyrë vetë në objektet e tyre për shkak se kanë patur dëmtime të lehta./abcnews.al