Rinas, arrestohet 41 vjeçari i dënuar me 18 vite burg

schedule09:18 - 19 Janar, 2018

schedule 09:18 - 19 Janar, 2018

Policia ka vënë në pranga një të dënuar me 18 vite heqje lirie, i cili u deportua nga Italia, pasi kishte vuajtur dënimim atje për një vrasje tjetër. Agron Lleshaj, alias Kristian Deda ishte i njohur për policinë tonë dhe atë italiane. Mbi supet e tij nuk rëndojnë vetëm dy vrasjet, por edhe arratisje nga burgu.

Në foto Agron Lleshaj

Hyri në Shqipëri si i deportuari me emrin Kristian Deda, pasi kishte vuajtur 17 vite burg për vrasjen e një italiani, por u zbulua se e presin edhe 18 vite burg për një vrasje të kryer në Shqipëri. Historia e pazakontë i takon në fakt shtetasit me emër Agron Lleshaj. 41 vjecari nga Mamurrasi u vu në pranga pasi rezulton i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, me identitet të dyfishtë. Cdo gjë u zbulua pasi nga policia italiane ktheu si deportiv  Kristian Deden, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin italian me 17 vite burgim për vrasjen e një italiani ne 2001. Gjatë intervistimit në Rinas, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e këtij shtetasi. Pas 4 orësh hetime u arrit të zbulohet identiteti i dytë dhe i vërtetë i  shtetasit të deportuar.  Ai rezultoi të ishte Agron Lleshaj, i dënuar në mungesë  në janar të 2001 nga Gjykata e Rrethit Kurbin me 18 vite burg.

Agron Lleshaj, me datë 09 prill të vitit 2000 në aksin nacional Tiranë – Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me një person tjetër, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur një shtetas i cili më pas ka gjetur vdekjen. Kristian Deda nuk ishte i panjohur edhe për drejtësinë italiane. Ai pas marrjes së dënimit për vrasje kishte arritur që të arratisej nga burgu i Sienës, për t’u rivënë sërish në pranga në 2014, pas grabitjes së banesës së një avokati në Latisana të Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!