Rina Lipa në hapat e së motrës, Dua më krenare se kurrë për të  

schedule22:55 - 25 Shkurt, 2021

schedule 22:55 - 25 Shkurt, 2021

Kur përmendet mbiemri Lipa, mendja shkon tek suksesi i Dua-s, këngëtares me origjinë shqiptare që ka bërë bujë në tregun muzikor ndërkombëtar. Por rrugëtimin e saj drejt famës, e ka nisur dhe e motra, Rina Lipa. Kjo e fundit ka debutuar si modele, duke bërë hapjen e shfaqjes së modës “GCDS Fall 2021” të enjten gjatë Javës së Modës në Milano.

Rina ka reaguar përmes një reagimi në rrjete sociale, ku shprehet se ëndrra iu bë realitet. “Jeta është e çmendur. Pasarela ime e parë ndonjëherë dhe hapja për dashurinë time Giuliano Calza është një ëndërr e bërë realitet. Përgjithmonë mirënjohëse.”, ka shkruar Rina.

Rina Lipa for GCDS Fall 2021 runway show.

Dhe këngëtarja Dua tregoi menjëherë mbështetjen e saj për të motrën, duke postuar një video në Instagram, ku shihet Rina teksa sfilon me një fustan të shkurtër ngjyrë ulliri. “Ajo bëri atë çfarë kishte bërë”, shkroi Lipa në postimin për të motrën. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)