Rilind “Torra Veneciane”/ Qendra e parë e Interpretimit Multimedial të Historisë

schedule15:17 - 26 Prill, 2024

schedule 15:17 - 26 Prill, 2024

Janë imazhe që të ngërthejnë dhe të çojnë mijëra vite të shkuara, aty ku zë fill historia e qytetit antik të Durrësit.

Pas dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019 Torra Veneciane ka hapur sërish dyert për vizitorët.

Këtë herë jo vetëm si një monument i rëndësishëm I trashëgimisë kulturore por edhe si një Qendrën e Interpretimit Multimedial të Historisë.

Vizitorët aty kanë mundësi të eksplorojnë ngjarje dhe vende historike përmes pajisjeve të ndryshme digjitale dhe multimediale.

Shndërrimi në një qendër të tillë grish kureshtjen e vizitorëve të shumtë.

“Erdhëm dje ne mbremje dhe kete mengjes po vizitojme qytetin. Eshte hera jone e pare, pershtypjet i kemi te mira. Torra Veneciane eshte e bukur, moderne brenda dhe shume e veçante”.

“Historia është shume interesante. Jam befasuar nga ajo çfarë kam mësuar nga historia e këtij vendit. Patem një guide qe na u shpjegua me detaje çdo gjë dhe ishte shume interesante”.

Por sa kushton vizita në “Torrën Veneciane”?

Sipas të dhënave, vetëm përgjatë këtij viti “Torra Veneciane” në Durrës është vizituar nga rreth 3 mijë turistë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!