Pilippe Coutinho prej javësh nuk është pjesë e Barcelonës për shkak të një dëmtimi të pësuar dhe Barcelona ia ka ndjerë jo pak mungesën.
Ditët e fundit braziliani ka nisur të stërvitet dhe nga Spanja raportojnë se ylli latin do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”.
Barcelonës gjatë ditëve të fundit i janë dëmtuar disa lojtarë, mes tyre edhe Fati në ofensivë dhe rikthimi i Coutinhos do të thotë më shumë frymëmarrje për skuadrën.
Braziliani është ndeshur dy herë me Atletico Madrid, teksa ka qenë pjesë e Barçës dhe ka dhuruar paraqitje shumë të mira. Shpresojmë ta bëjë këtë edhe të shtunën e të jemi në gjendje të shijojmë potencialin e plotë të tij. /abcnews.al