Rikualifikimi i diplomës/ Ulje pagash për 4 mijë infermierë

schedule17:20 - 27 Qershor, 2018

schedule 17:20 - 27 Qershor, 2018

Rikualifikimi i diplomës nga niveli “Master” në nivelin “Bachelor” penalizon rreth 4 mijë infermierë. Sipas urdhrit të tyre profesional ato do të pësojnë ulje page.

Infermierët e diplomuar nga viti 2002 deri në 2006, pjesë e sistemit shëndetësor do të pësojnë ulje page, gjithashtu duhet të kthejnë edhe të një pjesë parave të marra.

Ministria e Arsimit bazuar në ligjin për arsimin e lartë ka vlerësuar studimet e tyre, tre vjet e gjysmë teori dhe gjysmë viti praktikë me diploma të nivelit Bachelor dhe jo Master siç njihej më herët.

Nga ky ndryshim ligjor Presidenti i Urdhrit të Infermierit thotë se preken rreth katër mijë infermierë.

Presidenti i Urdhrit të Infermierit kërkon plotësim të programit të studimit.

Ndërkohë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se vendimi i marrë është bazuar në ligj dhe se me diploma “Master” nuk mund të ekuivalentohen programe studimi që kanë zgjatur më pak se katër vite akademike ose tetë semestra. /abcnews.al