Rikthimi në ishull i ka bërë mirë, vjen vlerësimi për “ninxhën” Nainggolan

schedule15:44 - 29 Nëntor, 2019

schedule 15:44 - 29 Nëntor, 2019

Cagliari është një ndër surprizat më të bukura të këtij sezoni në Serie A. Klubi sard renditet në vend të katërt me 25 pikë, teksa nuk humbet prej 11-të ndeshjesh rresht. Klubi investoi të gjithë paratë e fituara nga shitja e Nicolo Barellës dhe ka krijuar një skuadër shumë të fortë.

Ëndrra e madhe është kualifikimi në kupat europiane dhe një ndër lojtarët më të dalluar është Radja Nainggolan. 31-vjeçari u rikthye në verë tek ekipi ku u bë i famshëm dhe është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor në Serie A.

Eurogola, asiste, paraqitje fantastike dhe lider në mesfushë. “Ninxha” është rikthyer lojtari që të gjithë njohin, po merr Cagliarin përdore dhe tani vjen vlerësimi i Ligës italiane të futbollit. Çmimi do t’i dhurohet përpara ndeshjes të së hënës kundër Sampdorias në shtëpi. /abcnews.al