Në Angli po mendojnë për rikthimin e tifozëve në stadiume. Në datë 29 gusht zhvillohet në “Wembley” finalja e ” Community Shield”, ndryshe Superkupa e Anglisë.
Kampionët e Liverpool do të përballen me fituesin e FA Cup (Arsenal ose Chelsea). Qeveria po mendon që finalja e madhe të ketë tifozë në shkallët e stadiumit mitik, vendim që do të merret në fundjavë.
Rreth 15-20 mijë tifozë pritet të marrin pjesë në finalen e fundgushtit, në stadiumin që ka një kapacitet prej 90 mijë vendesh. Nëse gjithçka shkon në mënyrën e duhur, atëherë autoritetet angleze do të lejojnë hapjen përfundimtare të stadiumeve duke filluar prej datë 1 tetor. /abcnews.al