Rikthimi i të vegjëlve në shkollë/ Psikologët: Shkakton tension, fëmija ndryshon sjelljen

schedule15:42 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:42 - 11 Shtator, 2024

Disa janë të gëzuar për takimin me shokët e mësuesit e të tjerë nuk duan të ndahen nga prindërit e gjyshërit. Rikthimin në shkollë jo të gjithë fëmijët e kanë pritur njësoj. Më të vështirë e kanë pasur më të vegjlit. Ndryshimi i mjedisit  tek shumë prej tyre ka sjell tension. Psikologët thonë se janë situata të pritshme për disa arsye.

“Në momentin që një fëmijë ndryshon nga parashkollori në shkollë, ka ca rregulla ndryshe, ambienti është ndryshe, mësuesja është ndryshe, shokët ndryshe, oraret që do të ndjeki janë të ndryshme është një ndryshim  total i organizimit të ditës padyshim  që kjo shoqërohet dhe me ndjesi që mund të jenë luhatje emocionale apotë zemëruar ndonjëherë të pasigurt, padëshirë për të shkuar në shkollë. Janë emocione që janë normale për këtë situatë ku ndodhet fëmija”, tha psikologe Valbona Treska.

Nëse disa e shfaqin me mbyllje në vetvete të tjerë janë shumë aktiv. Ndryshimi i sjelljes tek fëmijët ka shqetësuar shumë prindër. Në këto kushte psikologët këshillojnë.

“Prindi nuk duhet të jetë ankthioz. Duhet ti vërë në dispozicion kohë fëmijës që të përshtatet. Asgjë nuk bëhet se dua edhe duhet ndryshuar shkolla e fëmija duhet përshtatet menjëherë. Jepini kohë fëmijës tuaj. Lërini të ambientohen gradualisht,  pa tension edhe  pa vendosur rregulla strikte edhe duke i  mirëkuptuar.  Por pa kaluar në ekstrem, psh  e le vetëm një orë  dhe pastaj po e marr në shtëpi, pa kaluar në llastime  të fëmijëve, sepse i mësojmë që ditët e para  me disa  rregulla që duhen shkelur”.

Prindi sugjeron Treska duhet të jetë vëzhgues i mire i fëmijës. Komunikimi sipas saj është zgjidhja.  Nëse ndryshimi i sjelljes zgjat në kohë psikologia këshillon konsultën me specialistin. E kjo pasi  fillimi i shkollës  mbetet në kujtesë , për disa si  një moment i bukur e për disa të tjerë i trishtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!