Rikthimi i Superiores, katër mungesa “big” në duelet e javës së 13-të

schedule10:15 - 6 Janar, 2021

schedule 10:15 - 6 Janar, 2021

Superiorja rikthehet të premten me takimin Vllaznia-Teuta, ndërsa një ditë më pas luhen 4 përballjet e tjera. Disa prej ekipeve do të duhet të bëjnë pa disa titullarë, për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Të parët që vuajnë janë durrsakët e Teutës, që në ndeshjen kryesore me Vllazninë nuk do të kenë mbrojtësin Blagoja Todorovksi. Një titullar i rëndësishëm për Edi Martinin, i cili duhet të gjejë një zgjidhje për linjën e majtë të prapavijës.

Me mungesa do të jenë edhe Laçi e Kukësi, që përballen mes tyre të shtunën. Kurbinasit nuk mund të aktivizojnë mbrojtësin Erhun Obanor, kurse verilindorët Kenan Horic. Të dy prurjet e verës kanë plotësuar numrin e të verdhëve.

Skuadra tjetër që nuk do të ketë një titullar për shkak pezullimi është Bylisi. Ballshiotët nuk mund të përfshijnë në ndeshjen me Tiranën kapitenin Valentino Murataj, një lojtar shumë i rëndësishëm për ta. /abcnews.al