Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin këtë të shtunë me ndeshjet e javës së parë, ku e vetmja sfidë që nuk do të luhet është ajo mes Partizanit dhe Teutës, e cila është shtyrë për shkak të impenjimit të “demave” në fazën “play-off” të Conference League.
Në krahun tjetër, përballja hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që do të luhet pasditen e ditës së sotme, në orën 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në mbrëmje, në orën 20:00.
Ndërkaq, ditën e dielë do të zhvillohen dhe ndeshjet e mbetura të javës së parë, ku e para do të jetë përballja Laçi-Erzeni në orën 17:00 dhe më pas do të luhet derbi Dinamo-Tirana në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. /i.m /abcnews.al