Rikthehet paqja me Salihamidzic, Flick: U sqaruam, ta harrojmë atë që ndodhi

schedule13:58 - 18 Mars, 2021

schedule 13:58 - 18 Mars, 2021

Bayern Munchen po “fluturon” në fushë, teksa një përplasje mes trajnerit dhe drejtorit sportiv krijoi pak shqetësim kohë më parë. Hasan Salihamidzic i ka kërkuar trajnerit Hansi Flick të aktivizojë lojtarë të tjerë në vend të Alaba dhe Boateng, të cilët do të largohen me parametra zero në fund të sezonit.

Të dy janë ulur, kanë sqaruar gjithçka dhe e kanë harruar atë që ndodhi. Trajneri i ekipit bavarez, Hansi Flick e thekson një gjë të tillë në prononcimin e dhënë pas fitores 2-1 me Lazion, që vulosi kualifikimin e Bayern Munchen në çerekfinalet e Champions League.

Biseduam me njëri-tjetrin dhe kemi vendosur të harrojmë atë që ndodhi. Le të shohim përpara dhe të mos e humbasim pozitivitetin. Bisedat private duhet të mbesin private. Jemi sqaruar, gjërat po ecin në drejtimin e duhur tani.

Po luajmë një futboll të bukur, kështu që nuk është e nevojshme të ketë polemika. Kjo është gjëja më e mirë për ne, klubin dhe skuadrën. Tani jemi të gjithë më të qetë“, deklaroi trajneri i kampionëve. /abcnews.al