Rikthehet ISIS në botën e futbollit, kërcënohen dy qytetet gjermane për Euro 2024

schedule12:12 - 10 Maj, 2024

schedule 12:12 - 10 Maj, 2024

“Zëri i Khorasan”,revista propogandistike e Isis, duket se është kthyer të kërcënojë për sulme të mundshme në Gjermani gjatë Europianit të ardhshëm.

Siç raporton e përditshmja gjermane “Welt”, numri aktual i revistës, prezanton një fotomontazh në të gjithë faqen, që ka të bëjë me eventin e madh sportiv të kësaj vere.

Imazhi tregon qiellin sipër një stadiumi teksa në imazh shfaqen edhe emrat e qyteteve si Berlini, Mynihu e madje dhe Dortmundi ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Italisë, sipër frazës, “Tani shëno golin e fundit”.

Ky formulim sipas ‘Welt’, mund të kuptohet si një apel për sulme në qytetet ku do të zhvillohen disa ndeshje të turneut./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!