Rikthehet detyrimi për mbajtjen e maskës në Angli

schedule11:41 - 30 Nëntor, 2021

schedule 11:41 - 30 Nëntor, 2021

Maska është bërë sërish e detyrueshme në transportin publik dhe dyqanet në Angli në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron. Njerëzit që mbërrijnë në MB nga jashtë do të duhet të bëjnë një test PCR dhe gjithashtu të izolohen.

Boris Johnson pritet të paraqesë planet për programin e dozës përforcuese në Angli në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Të hënën qeveria njoftoi se të gjithë personat mbi 18 vjeç do të marrin një dozë përforcuese, ndërsa fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç do të marrin dozën e dytë.

Sipas të dhënave deri më tani, Omicron ka një rrezik më të lartë të ri-infektimit. Por sipas shkencëtarëve do të duhen rreth tre javë përpara se të kuptojmë se si varianti ndikon në efektivitetin e vaksinave.

/abcnews.al