Rikthehet besimi tek ekonomia/ BSH:Bizneset dhe konsumatorët vlerësime më të larta për të ardhurat

schedule15:25 - 3 Mars, 2025

schedule 15:25 - 3 Mars, 2025

Afrimi i sezonit turistik të verës  ka përmirësuar pritshmëritë e biznesve për  ecurinë e aktivitetit dhe si rezultat dhe të ardhurat e tyre.Treguesi i besimit në ekonomi ka  marë një kthesë gjatë muajit shkurt duke iu rikthyer rritjes me 0.9.Ky vlerësim më I larte  u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, tregtisë dhe atij konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve regjistruan rënie.

Treguesi i besimit në tregti  u rrit me 3.2 % në muajin shkurt, pas rënies në dy muajt e mëparshëm. Aktualisht, vlerësimiqëndron rreth 7.5  % mbi  mesataren  historike  dhe ndikim kanë dhënë vlerësimet më pozitive në ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për nivelin  e  punësimit në  të  ardhmen.

Po ashtu në shkurt më optimist për ecurinë kanë qenë edhe bizneset që operojnë në sektorin e industrisë. Treguesi  i  besimit  të  industrisë  u  zgjerua  me  1.1 %  në  muajin shkurt, duke iu rikthyer rritjes së treguesit pas tkurrjeve të katër muajve të kaluar. Niveli i tij qëndron rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike

dhe vlerësimet kanë ardhur si pasojë e pritshmërive pozitive për prodhimin  industrial  aktual  si  dhe për  porositë  nga  eksportet.Nga ana tjetër një ngadalësim ka pasur sektori ndërtimit  e ndikuar nga  vlerësimet  më  pak  optimiste  për  aktivitetin  aktual  ndërtues.

Treguesi  i  besimit  konsumator  regjistroi  rritje  me  2%në  muajin shkurt, duke ndërprerë prirjen rënëse të dy muajve të fundit. Kjo pritshmëri ka ardhur si pasoje e planifikimit të blerjeve  në  shuma  të  mëdha që u  rritën  këtë  muaj  ndërkohë  që  edhe  pritjet për situatën ekonomike dhe atë financiare ishin gjithashtu mëmë të mira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!