Nga Leontina Nika
Turizmi kulturor një vit më parë rezultoi ndër më të goditurit në Shqipëri dhe gjithë botën. Në kë të sezon vihet re rikthimi i vëmendjes së vizitorëve në muzetë dhe galeritë në kryeqytet, pas pandemisë.
Drejtorja e muzeut kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” Etleva Demollari, thotë se ka një trend pozitiv në këtë sezon turistik, gjë që çon tek përafrimi i shifrave me vitin 2019, para pandemisë.
Ky muze rezulton i vizituar më shumë nga të huajt, këtë Demollari e lidh edhe me çmimin ndërkombëtar. Edhe Muzeu Historik Kombëtar, i cili është hapur ne 17 maj, sipas statistikave ka shënuar një rritje të numrit të vizitorëve ku dominojnë turistët e huaj.
Galeria Kombëtare gjithashtu rezulton me një fluks vizitoresh, sidomos përgjatë muajit korrik. Muzetë dhe Galeria e Arteve vazhdojnë të respektojnë masat anticovid. Dhe orari ne sezonin e verës për vizitorët është cdo ditë të javës nga ora 09:00 deri në 18.00.
Muzeu historik kombëtar
Për periudhën qershor- korrik 2021
Vizitorë vendas 616
Vizitorë të huaj 1612
Hyrje e lirë 1223
Galeria Kombëtare
Për periudhën qershor – korrik
Vizitorë vendas 1300
Vizitorë të huaj 1700
/ Abcnews.al