Rikthehen shifrat alarmante të Covid-19 në Itali, shënohen mbi 11 mijë raste dhe 47 viktima në 24 orë

schedule18:24 - 18 Tetor, 2020

schedule 18:24 - 18 Tetor, 2020

Italia regjistroi një tjetër rekord negativ të infeksioneve me Covid 19, me 11,705 raste pozitive në 24 orët e fundit në 146,541 teste të kryera.

Ndërkohë 69 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar në 36,543 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Siç shihet shifrat kanë shënuar një rritje në raport me një ditë më parë, ku u regjistruan vetëm 47 viktima.

Në kujdes intensiv janë 45  pacientë.

Ndërkaq numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 2.334.

Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve vijon të jetë Lombardia (2,975), e ndjekur nga Campania (1,376) dhe Lazio (1,198).

Rastet në rritje janë edhe në Milano. Mjekët e ka cilësuar kritike situatën si në Lombardi ashtu dhe në Milano.

n.d./abcnews.al