Afro 1400 ha tokë në zonën e Nënshkrodrës ndodhen akoma nën ujë ndërkohë që reshjet e shiut në veri të vendit janë rikthyer. Më shumë sipërfaqe me ujë ndodhen në Anën e Malit me 1 mijë ha, sipërfaqe e cila ka qenë e mbjellë me kultura bujqësore. Pas Anës së Malit, Dajçi i Bregut të Bunës vazhdon të ketë toka të përmbytura. Gjithashtu në njësinë Ana e Malit, Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm. Kurse ne zonen e Gurit te Zi ka erozion të tokës bujqësore. Në fshatin Juban vazhdon gërryerja e tokës në afërsi të Malit të Vukatanës. Ministria e Mbrojtjes raportoi të dielën se kishte bërë furnizim të plotë të banorëve me ushqim për njerëz dhe bagëti, por Bashkia e Shkodrës raporton se ka nevoja ditore për bazë ushqimore për bagëtitë. /abcnews.al
Rikthehen reshjet e shiut në Shkodër/Sipërfaqja e përmbytur 1400 ha
schedule10:35 - 12 Mars, 2018
schedule 10:35 - 12 Mars, 2018