Rikthehen reshjet e dëborës në veri dhe juglindje/ ARRSH apel shoferëve: Tregoni kujdes në këto akse rrugore

schedule09:50 - 5 Mars, 2024

schedule 09:50 - 5 Mars, 2024

SHQIPËRI- Me uljen e temperaturave disa zona të vendit janë prekur nga reshjet e dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka raportuar për ato akset rrugore, të cilat kanë hasur problematika për shkak të reshjeve të dëborës.

“Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Bogë -Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Bulqizë-Peshkopi dhe Boboshticë – Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar”, shkruan ARRSH.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e akseve , që lidhin njësitë administrative me zonat urbane. Po ashtu drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore në zona të thella.

“Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore’, shkruan ARRSH./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!