Rikthehen reshjet e borës dhe shiut në ditët në vijim

schedule15:01 - 24 Shkurt, 2018

schedule 15:01 - 24 Shkurt, 2018

Në ditët në vijim mbi territorin e Shqipërisë do të rikthehen reshjet e borës dhe të shiut.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër priten rreshje intensive. Nderkohe reshje dëbore pritet qe të ketë në lartësinë mbi 300 metra mbi nivelin e detit, por në Veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare. Të pritshme këto reshje janë në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Të dielën temperaturat minimale ne zonat malore priet që të shkojnë deri në minus 4 gradë. Nga llogaritjet hidrologjike të Institutit të Gjeoshkencave, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!