Rikthehen radhët kilometrike në rrugën Levan-Fier

schedule11:27 - 17 Qershor, 2019

schedule 11:27 - 17 Qershor, 2019

Nisja e sezonit turistik drejt Jugut të Shqipërisë ka rikthyer stresin e radhëve kilometrike të qindra automjeteve, që u duhet të presin më orë për të kaluar segmentin Levan-Fier.

Mbrëmë për disa orë me radhë trafiku i automjeteve ka qenë prezent në të gjithë rrugën. Pushuesit që ktheheshin plazhet e jugut kanë qëndruar gjatë duke pritur dhe policia e ka patur të pamundur të normalizojë qarkullimin.

Një pjesë e automjeteve kanë lëvizur përmes by-passit të Fierit, i cili nuk ka përfunduar.

Sipas Autoritetit të Rrugëve Nacionale, ky by-pass bëhet i kalueshëm në fund të muajit Qershor, atëherë kur edhe fluksi i automjeteve që lëviz drejt plazheve të Jugut të Shqipërisë arrin kulmin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!