Rikthehen edhe kampionët, Partizani respekton protokollin para stërvitjes

schedule12:58 - 18 Maj, 2020

schedule 12:58 - 18 Maj, 2020

Partizani është rikthyer në stërvitje. Kampionët në fuqi kanë rinisur përgatitjet pas dy muajve pushim absolut të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit. Stërvitja e sotme ka filluar në orën 9:00 të mëngjesit dhe është drejtuar nga trajneri Sormani.

Seanca stërvitore është kryer në kompleksin sportiv “Football Republic”. Klubi i kuq ka respektuar protokollet e sigurisë higjieno-sanitare të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik. Lojtarëve u është matur temperatura dhe janë respektuar rregullat e distancës sociale.

Po sot kanë nisur përgatitjet Partizani B dhe të gjithë skuadrat e Akademisë. Partizani do e zhvillojë ndeshjen e parë me 3 qershor dhe përballë do të ketë Skënderbeun e Korçës. Përballja do të zhvillohet në kryeqytet pa praninë e tifozëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!