Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka inspektuar punimet që po bëhen në qendrën historike të Vlorës. Pas rikonstruksionit kjo zonë do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët, tha Kumbaro. Punimet pritet të përfundojnë së shpejti.
Qendra historike e Vlorës po i nënshtrohet një rikonstruksioni. Synimi është për ta kthyer në një atraksion për turistët.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro inspektoi punimet. Sipas saj ndërhyrja nuk është vetëm në fasada.
Kumbaro: “Një qendër të re turistike e komerciale në Vlorë, i cili nuk është vetëm mure e fasada, punimet dotë përfshijnë rrjetin inxhinierik e ujësjellësit, bashkëpunim i bashkisë e fondacionit me qëllim që kjo të kthehet në qendër komerciale turistike. Vlora është nga polet më të rëndësishme turistike”.
Leli: “Zona turistike është ajo që të kemi c’tu tregojmë të tjerëve. E lënë në harresë me rroba të pista e produkte pa vlerë bënte që në këtë territor të mos kalonte askush dhe njerëzit që vinin, të ktheheshin me opinion negativ për qytetin”
Projekti që pritet të përfundoje në një afat kohor prej 10 muajsh nga nisja e punimeve do t’i japë një ndryshim rrënjësor qendrës historike të Vlorës.
Ky qytet bredgetar përveç plazhit, turistëve do t’u ofrojë edhe zonën historike. /abcnews.al