Rijetëzimi i sheshit “Nënë Tereza”/ Rama: Projekti do jetë i lëvizshëm, do ndërtojmë duart e Nënë Terezës në shesh

schedule11:21 - 12 Shkurt, 2025

schedule 11:21 - 12 Shkurt, 2025

Në sheshin “Nënë Tereza”, do të vendoset një instalacion i lëvizshëm, me një oaz të gjelbër kushtuar librit.

Gjatë przantimit, të projektit, kryeministri Edi Rama deklaroi se do ndërtohen duart e Nënë Terezës në shesh.

Rama tha se sheshit do t’i shtohet edhe parkimi nëntokësor.

“Është vërtet me rendësi që ky projekt i mirëmenduar edhe cilësor në aspektin arkitektonik, sepse ka mbrapa një mjeshtër që pavarësisht moshës së re është një ndër arkitektet më të talentuar të gjeneratës së tij sot në botë të mund të bëhet reaalitet.

Tani disa konsiderata që i kam ndarë edhe me Erionin. Së pari është e rëndësishme që projekti është tërësisht  i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, pra nuk është një ndërtim me një impakt mbi strukturën e sheshit, por është një instalim i jetueshëm, miqësor, plotësisht me mjedisin dhe me njerëzit që në çdo moment mund të spostohet për diku tjetër.  Besoj që në këtë fazë është gjëja e duhur, besoj që një fazë e dytë do duhet të parashihet për të marrë parasysh edhe shkallët rreth e rrotull të cilat prej shumë e shumë vitesh  praktikisht janë të braktisura për shkak të ekzaktësisht të asaj që tha Frida më parë që në vend se të jetë një hapësire që e fton njeriun, është në fakt një udhëkryq, ku makinat dhe njerëzit thjeshtë kalojnë dhe nëse modulet e zemrës së sheshit do të shtriheshin edhe tek shkallët në të katërta anët dhe do të krijonin mundësi për të mikpritur shumë më tepër njerëz dhe për t’i ofruar shumë më tepër fëmijëve, familjeve atë intimitetin dhe atë perden ndarëse nga trafiku, do të ishte shumë mirë. E në ndërkohë në një fazë tjetër sheshi do duhet të hyjë tek zinxhiri i projekteve të mëdha për parkimet nëntokësore gjë që absolutisht nuk përjashton rikthimin e instalimit po aty, ndërkohë që instalimi mund të përdoret kudo është fleksibël dhe kjo është e mira e tij, madje unë mendoj që ky modul mund të përdoret edhe në sheshe të tjera të lagjeve të Tiranës për t’i dhënë më shumë mundësi jetës këmbësore urbane.

Ndërkohë që përpara disa ditës i madhi dhe i me asnjë të krahasuarin kur shkruan Fan Nolin përkthimin e Don Kishtotit, Fate Velaj më erdhi në zyrë së bashku me një artist shumë të njohur bashkëkohor, Lorenzo Quinn është autori besoj që kush është pak i interesuar për botën e sotme të artit dhe të arkitekturës nuk ka si se ka parë. Është autor i atyre dy duarve që dalin nga uji dhe mbajnë një “mur” në Venecia. Dhe bëmë një diskutim për të imagjinuar duart e Nënë Terezës në mes të sheshit, por në  një përmasë shumë të madhe, sikurse janë edhe duart e tij atje në Venecia, por në një kontekst tjetër dhe ai e pa sheshin dhe u bë shumë entuziast për këtë ide. Por  janë faza të tjera që me patjetër lidhen edhe me zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës në këtë zonë.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!