Rihapja e kufijve, vendet evropiane përgatiten për sezonin turistik të verës

schedule11:36 - 5 Qershor, 2020

schedule 11:36 - 5 Qershor, 2020

Vendet evropiane janë duke i rihapur kufijtë e tyre në kohë për sezonin turistik. Por, në një kohë që disa shtete po punojnë së bashku, ende nuk ka një organizim të unifikuar nga Bashkimi Evropian.

Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson është shprehur se kërkon nga të gjitha shtetet e BE që të premten të bien dakord për një datë në fund të qershorit.

Italia i ka hapur kufijtë të mërkurën, por jo çdokush do të donte që të shkonte në një nga vendet më të prekur nga Pandemia në Evropë. Austria i hoqi kufizimet në kufij të mërkurën mbrëma për të gjithë fqinjët në Itali.

Spanja planifikon që t’i hapë kufijtë më 1 korrik vetëm me Francën dhe Portugalinë. Vendi iberik nuk është ende gati që të hapet me vendet e tjera.

Belgjika është një nga vendet e BE që pritet t’i hapë kufijtë më 15 korrik dhe Franca po shpreson që turistët do të rikthehen duke bërë gati planin për të rihapur të gjithë me të gjithë vendet e zonës Schengen më 1 korrik. /abcnews.al/