Në spitalin “Hygeia”, më datë 11 maj do të jenë të hapura edhe klinikat dentare. Paraprakisht janë marrë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dezinfektimi i klinikës dhe veshja unike për të gjithë mjekëve që punojnë në klinikë.
Drejtor i klinikës Stomatologjike në spitalin Hygeia Roland Zhuka në “ABC e mëngjesit” ka folur për rihapjen e klinikës dentare Hygeia e cila gjatë gjithë kësaj kohë për të respektuar masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19 ka qëndruar mbyllur.
Zhuka tha se kushtet në ambientin e punës janë të favorshme dhe komode, me hapësirat e duhura, sa i përket ruajtjes së distancës. Duke shpjeguar një sërë masash të marra për t’u respektuar jo vetëm nga stafi, por edhe nga pacientët Zhuka tha se janë marrë parasysh gjitha protokollet e sugjeruara nga Ministria e Shëndetësisë.
“Pacienti fillimisht do të pyetet për gjendjen shëndetësorë që do të ketë. Pacientët që do të kenë kollë, teshtime, do të shtyhen në një situatë tjetër. Nuk do të ketë arsye për të krijuar kaos”, sqaroi ai./abcnews.al