Rihanna është gati t’i japë fund beqarisë me A$AP Rocky

schedule07:24 - 6 Janar, 2022

schedule 07:24 - 6 Janar, 2022

Marrëdhënia e Rihannës dhe A$AP Rocky po bëhet serioze saqë kanë menduar dhe martesën. Hollywood Life citon burime pranë tyre që janë shprehur se 2022 mund të jetë viti që ata t’i thonë “po” njëri-tjetrit. Këngëtarja dhe reperi bënë publike romancën e tyre në Janar të 2020-ës.

Rihanna ASAP Rocky

Burimi tha se “është vetëm çështje kohe përpara se Rocky t’i propozojë!” “Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i përsosur për të dhe nuk mund ta imagjinojë jetën pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e duan.“, theksoi burimi.

Rihanna ASAP Rocky

“Ata kanë pasur kohë për të hedhur themelet për një marrëdhënie të shkëlqyer pasi kanë qenë miq për kaq shumë kohë përpara se të lidheshin.”, shtoi më tej. Ata kanë marrë gjithashtu dhe bekimin e familjarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!