Rifillon transporti ndërqytetas, autobusët dhe furgonët nisin lëvizjet

schedule10:27 - 24 Qershor, 2020

schedule 10:27 - 24 Qershor, 2020

Transporti publik ndërqytetesat duket se më në fund pas më shumë se tre muajsh ndërprerje për shkak të sëmundjes kanë rifilluar punën këtë të mërkurë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se transporti publik ndërqytetes ka nisur në disa bashki të vendin, por duket se numri i pasagjerëve ka qenë i vogël.

Trasporti ka nisur në Shkodër, Durrës, Fier, Lezhë, Korçë, Bulqizë,Peshkopi, Mat dhe në Vlorë. Ndërkohë mësohet se autobusët ndërqytetas nuk kanë ndryshuar çmimin e biletës.

ABC News mëson se në Berat akoma nuk ka rinisje të punës. Arsyeja e mos nisjes nga puna është plotësimi i të gjitha kushteve që kanë parashtruar drejtuesit sindikatës së transportit . Nuk ka ende një datë se kur do të nis puna në këtë qytet.

Ndërkaq në Tiranë akoma nuk ka asnjë shenjë për nisjen e transportit publik urban, shoqatat e këtij sektori kërkon që të rishikohet protokolli, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin./abcnews.al