Richard Grenell: Dialogun në vazhdim duhet ta udhëheqin ShBA

schedule23:21 - 17 Qershor, 2023

schedule 23:21 - 17 Qershor, 2023

Ish i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të ndryshojë kurs dhe dialogun me Serbinë ta marrin në dorë ShBA-të.

“Dialogun në vazhdim ta udhëheqin ShBA”, tha ai.

Ai propozoi disa pika, ku ndër të tjera tha se “të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme”.

“Kushdo që ka sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës apo protestuesit serbë duhet të përgjigjet”, tha Grenell.

Ai, sugjeroi që kryetarët e rinj të punojnë në vende alternative, teksa sipas tij, zgjedhjet e reja atje duhet të zhvillohen menjëherë dhe protestuesit të largohen nga rrugët.

Kujtojmë se që nga fillimi i protestave në veri, nuk është raportuar për asnjë sulm ndaj protestuesve serbë, teksa këta të fundit kanë sulmuar me gurë e bomba molotov gazetarët, policët e KFOR-in.

Në disa raste, protestuesit kanë përdorur edhe armë zjarri, ku tre ushtarë të KFOR-it janë plagosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!