Ribery ende nuk e përtyp “krimin” e vitit 2013: E meritoja “Topin e Artë”

schedule08:39 - 20 Qershor, 2020

schedule 08:39 - 20 Qershor, 2020

Sulmuesi i Fiorentinës, Franck Ribery, i është rikthyer dhe një herë debatit mbi “Topin e Artë”. Francezi ishte një nga pretendentët kryesorë për ta fituar çmimin prestigjoz në vitin 2013, por përfundoi në vendin e tretë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

”Nuk e di se çfarë duhej të fitoja më shumë atë vit për ta fituar Topin e Artë. Nëse ti fiton gjithçka si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, çfarë duhet të bësh më tepër?”, deklaron veterani për mikrofonat e “DAZN”.

Në vitin 2013 Ribery ishte në kulmin e karrierës së tij, ku fitoi Champions League dhe Bundesligën me fanellën e Bayern Munchen. Përpos dy titujve të rëndësishëm, francezi nuk arriti ta fitonte dot çmimin individual. /abcnews.al