Riatdhesohen 53 fëmijë, Ukraina: Do të padisim Rusinë

schedule15:52 - 25 Gusht, 2022

schedule 15:52 - 25 Gusht, 2022

Ukraina ka riatdhesuar tashmë 53 fëmijë nga Rusia dhe synon të padisë Rusinë për të ashtuquajturin birësim të fëmijëve ukrainas që janë të rrëmbyer dhe dëbuar.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, sipas mediave të huaja.

“Tashmë kemi arritur të riatdhesojmë 53 fëmijë. Tani po flasim edhe për veprime ligjore, kam vendosur që të bëj të pamundurën që të evidentohen qartë rastet e tilla, të zbuloj se ku kanë ndodhur birësimet dhe do t’i hedhim në gjyq, do të kërkojmë që Rusia të sillet para drejtësisë, sepse ky është një krim kundër shtetit tonë, ndaj fëmijëve tanë, “tha Vereshchuk.

“Për secilin rast specifik, ne kemi marrë informacione, i regjistrojmë ato dhe nëse gjejmë një fëmijë në territorin e Federatës Ruse, bëjmë përpjekje të shumta për t’i kthyer atë në shtëpi”, tha Vereshchuk.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!