Rezultoi zbulimi i janarit, anësori i Vllaznisë merr ftesë nga kombëtarja e tij

schedule17:19 - 18 Maj, 2021

schedule 17:19 - 18 Maj, 2021

Vllaznia solli në janar Elom Nyavedji dhe rezultoi të ishte një afrim shumë i goditur sepse djaloshi shtatshkurtër ka arritur të ambientohet shumë shpejt dhe të ndihmojë shumë skuadrën shkodrane.

23-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje në Superiore me Vllazninë në këtë sezon dhe paraqitjet e mira të tij kanë merituar ftesën nga kombëtarja e tij, Togo, që do zhvillojë 3 miqësore në muajin qershor në një grumbullim në Turqi.

Lajmin e ftesës nga përfaqësuesja e njofton vetë klubi i Vllaznisë, që shton se ka akord me Togon për ta mbajtur lojtarin deri më datë 30 maj, kur luhet finalja e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.

NJOFTIMI – Ditën e sotme në klubin e futbollit Vllaznia ka ardhur ftesa zyrtare e Federatës së Futbollit të Togos për grumbullimin e futbollistit tonë Elom Nyavedji në kombëtaren e këtij vendi për një grumbullim që ajo do të zhvillojë në Turqi në datat 29 maj-10 qershor. Gjatë këtyre ditëve kombëtarja e Togos do të zhvillojë ndeshje miqësore më datat 2, 5 dhe 8 qershor pikërisht ndaj Nigerisë, Guinesë dhe Gambias.

KF Vllaznia ndjehet mirë që lojtari i saj Nyavedji grumbullohet në kombëtare, por ndërkohë i ka bërë të ditur Federatës së Togos se ai do të jetë i detyruar të qëndrojë me ekipin tonë deri më 30 maj, sepse atë ditë do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë dhe menjëherë më pas mund të udhëtojë drejt Turqisë për t’u bashkuar me kombëtaren e vendit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!