Rezultatet e para të vaksinës kundër Covid në Gjermani priten për dy muaj

schedule14:18 - 19 Qershor, 2020

schedule 14:18 - 19 Qershor, 2020

Rezultatet  e para të ekzaminimit të vaksinës kundër koronavirusit e cila po zhvillohet nga kompania CureVac priten për dy muaj, sipas agjensisë gjermane të lajmeve dpa.

Kompania biofarmaceutike ka publikuar në fillim të kësaj jave se rezultatet e para të rëndësishme mund të jenë gati në shtator ose tetor.

Ndërsa vaksina pritet të marrë miratimin deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Është njoftuar gjithashtu se CureVas ka marrë miratimin për ekzaminim klinik si kandidat për vaksinë  kundër koronavirusit.

Fillimi i provave i raportuar për herë të parë nga Reuters të martën, do të testojë  144 pjesëmarrës në Gjermani dhe Belgjikë të cilët do të marrin doza të ndryshme të vaksinës.

Qeveria gjermane tha këtë javë se planifikonte të blinte 23 përqind të aksioneve në CureVac për 300 milion euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!