Ish-krerët e UÇK në burg, Rama në Prishtinë: Kërkoni Komision Verfikimi për standardet e gjykimit. Ju mbështesim!

schedule12:27 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 12:27 - 20 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk janë ndjekur standarde demokratike nga Gjykata Speciale, ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, Rama u shpreh se është i gatshëm kurdoqoftë, për të depozituar një rezolutë në Kuvend për ish krerët e UÇK.

“Nuk rri dot pa  e thënë cudinë time, se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjë një  nismë për t’iu kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vend financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varur nga gjykatësit.

Ndoshta ky shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është gjemë e madhe. Jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, as për Republikën e Kosovës, por për vetë integritetin e drejtësisë ndërkombëtare, së cilës kjo Republikë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën. Prandaj nuk mund të lihet në heshtje shurdhuese që ushqehet prehja gjithfarë motivesh nga më fisniket deri te më politiket, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund.

Unë, dua ta dini të gjithë ju këtu dhe ata që na dëgjojnë se nëse Kuvendi i Kosovës, kurdoqoftë do të ndërmerrte nismën, për t’iu drejtuar të gjitha shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale, dhe për të ndarë me to, dyshimin e arsyeshëm, për cënimin e standardeve demokratike në procesin ligjor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit  dhe nëse  do na kërkohej që një nisme të tillë t’i bashkohej edhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk flas dot për të tjerët, por për forcën time politike. Partia Socialiste do të angazhohej që të njëjtën rezolutë, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!