“Rezerva shtetërore nuk është sekret”, Duriqi: Ministrja e përfshirë në aferë, nuk pritet të ketë dorëheqje

schedule16:41 - 18 Gusht, 2023

schedule 16:41 - 18 Gusht, 2023

I ftuar në një lidhje skype në “Ballkan Update”, gazetari  i Insajder, Visar Duriqi foli në lidhje me arrestimet e ditës së sotme në Kosovë në lidhje me aferën e rezervave shtetërore.

Ai tha se rezervat shtetërore më parë nuk kanë qenë sekret, sekret ka qenë vetëm vendndodhja dhe sasia.

Para se të vinte në pushtet Kurti, sekret ka qenë vetë vendi ku mbahej, por jo blerja. Në qeveritë e kaluara gruri është blerë nga prodhuesit vendorë. Qeveritë e kaluara kanë pasur mirësinë që në këtë aspekt të përfitonin edhe prodhuesit vendorë.

Për shkak se praktika e mëparshme nuk është shpikur këtu, por është marrë nga vende të tjera. Sekret është bërë edhe fondi për sigurinë, fond për të cilin paguajnë qytetarët kosovarë” tha gazetari.

Sipas gazetarit, fakti që kjo qeveri po quan sekret disa gjera që më parë kanë qenë publike, bëhet vetëm për ta pasur më të lehtë për të bërë korrupsion.

E kemi parë që se sa herë është fjala është sekret, kur më parë ka qenë publike, atëherë bëhet fjalë për korrupsion. Ne nuk jemi në luftë, që të mbajmë sekret rezervat  shtetërore, kjo është bërë për ta pasur më të lehtë për të bërë korrupsion.

Ky problem është ngritur për më shumë se një vit në parlamentin e Kosovës një deputet, por ka marrë refuzime nga ministrja” shtoi Duriqi.

Në orën 18:00, ministrja Rozeta Hajdari pritet të dalë në një konferencë për mediat, në lidhje me mundësinë e dhënies së dorëheqjes, Duriqi tha se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë, por thjeshtë ministrja do t’ia lërë përgjegjësinë personave që tanimë janë arrestuar edhe pse ajo është e përfshirë me siguri në këtë aferë.

Nuk duket se do të ketë dorëheqje. Kemi marrë vesh që kjo nuk është as befasi për ministren. Pra hetimi nuk është i ri, ka disa javë që ka nisur dhe ministrja ka qenë në dijeni.

Por çka presim prej saj, është që barrën e përgjegjësisë t’ia  vendosë personave të arrestuar.

Kjo qeveri ka të njëjtën gjë edhe me situatat e ngjashme më para.

Ajo që dimë është se kur kontratat janë sekrete, në të përfshihet sekretari edhe ministrja. Ministrja Hajdari është e pashmangshme në këtë aferë,” përfundoi ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!