Revolucioni i PD, Bejko: Nuk ka frymë, Rama po e ndihmon Berishën

schedule18:39 - 16 Shkurt, 2023

schedule 18:39 - 16 Shkurt, 2023

I ftuar në emisionin “Special Report” të gazetarit Arlind Isa, në ABC News, ka qenë analisti, Roland Bejko, i cili komentoi situatën aktuale të opozitës në tërësi.

Në lidhje me revolucionin e shpallur nga Berisha, Bejko shprehet se ky revolucion nuk ka fryme, sipas revolucioni do numra, të cilët nuk janë parë së fundmi në tubimet e ish-kryeministrit.

Sipas tij, Berisha është duke u ndihmuar edhe nga Rama, pasi ky i fundit është duke e nxehur politikën me përjashtimin e deputetëve nga parlamenti.

“Zoti Berisha është duke delegjetimuar institucionet, për ti bërë jo funksionale dhe kështu ndihmohet edhe nga Rama.

Në momentin që Berisha tha për revolucionin, kishte nevojë për njerëz, pjesëmarrja ishte e ulët, sepse u deklarua që do kishte 100 mijë vetë. Numrat në revolucion janë të rëndësishëm. Nuk mundet sepse revolucioni është çështje morale.

Nuk mund të ketë frymë, se në momentin që del Berisha e Meta dhe marrin flamurin e antikorrupsionit, është e pamundur.

E gjithë elita e politike e Shqipërisë është me karton të kuq nga SHBA. Nuk duhej çështja e McGonigal për të ditur marrëdhënien e Ramës me SHBA. Kujtojmë momentin kur Rama doli për shkarkimin e Yuri Kim.

E ndihmon Berishën, sepse në momentin që Berishës i  duhen njerëz, ai po ia nxeh politikën.

Me përjashtimin që u bën deputetëve ti e fuqizon Berishën, sepse ai do konflikt.

Datën e interpelancës e lë më 2 mars, ndërkohë që Berisha ka lajmëruar protestën kombëtare më 3 mars kur është edhe gjyqi i vulës.

Berisha në datën 2 do të ketë gjithë ato debate, ata mezi e presin Ramën dhe debati do të jetë shumë i nxehtë.

Nga debati i datës 2, do të nxisë njerëzit për në datën 3. Këto janë lëvizje që nuk po bëhen atraktive për elektoratin e gjerë,” tha Bejko.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!