Revolucioni i Halilit: Starova bardheblu, Gega e Magani për pankinën

schedule08:00 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 08:00 - 9 Dhjetor, 2019

Tirana në prag revolucioni. Julian Ahmataj ka zhgënjyer drejtuesit dhe ndeshja e fundit me Kukësin e ka vënë në dyshim vijimin e bashkëpunimit. Presidenti Refik Halili ka pritur dorëheqjen e trajnerit nga Elbasanit, i cili ne fakt e kishte bërë diçka të tillë një javë më parë. Vetë Halili e ktheu sërish në detyrë dhe tanimë po flitet për lëvizje madhore në klubin kryeqytetas.

“Panorama Sport” është hapur me një lajm të rëndësishëm dhe shkruan se Sulejman Starova projektohet si drejtor i përgjithshëm i Tiranës, ndërkohë që për pankinën është favorit Gugash Magani, trajneri i fundit që ka fituar një derbi në drejtim të bardhebluve.

Një emër tjetër që shikohet si kandidaturë është edhe Skënder Gega, ish-trajneri i Partizanit, që vlet ktheu titullin kampion në kampin e kuq pas 26 vitesh. Gjithsesi Starova preferon Maganin si trajner, sikurse thotë burimi i lartpërmendur. /abcnews.al

Artikulli kryesor i Panorama Sport për ditën e sotme