“Revolucioni i Dinjitetit”, Ukraina përkujton viktimat e sheshit Maidan

schedule15:08 - 22 Nëntor, 2019

schedule 15:08 - 22 Nëntor, 2019

Më shumë se 100 persona mbetën të vrarë në revolucionin pro Europë në sheshin Maidan, gjashtë vjet më parë. Ukraina përkujton ata që humbën jetën në përpjekje për të shkëputur vendin nga bota ruse.

Protestat e të ashtuquajturit “Revolucion i Dinjitetit” filluan pasi Janukovic, mik i Kremlinit, u tërhoq nga një marrëveshje e parashikuar për të pasur marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Europian. Dhe në fakt u transformua në një revolucion pro Europës.

Janukovic u arratis nga vendi tre muaj pas fillimit të protestave për shkak të përplasjeve mes manifestuesve dhe forcave të rendit, ku humbën jetën më shumë se 100 persona, mes të cilëve dhe 20 policë dhe ushtarë. Ata u vranë në harkun kohor mes 18 dhe 24 shkurtit 2014 në sheshin Maidan. Viktimave të atyre ditëve i kushtohet dhe memoriali i vizituar nga presidenti aktual ukrainas Zelenski.

Në historinë e Ukrainës, revolta e sheshit Maidan përfaqëson ndarjen përfundimtare nga bota ruse, me të cilën vendi ende po përballet, në pritje të një zgjidhjeje politike të konfliktit në Donbas, rajon i Ukrainës lindore në kufi me Rusinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!