Revolucion te Barcelona: Shitje yjesh dhe jo vetëm, zbulohet plani i madh

schedule11:49 - 25 Mars, 2020

schedule 11:49 - 25 Mars, 2020

Këtë verë pritet një revolucion i vërtetë te Barcelona. Bordi drejtues i katalanasve ka vendosur të ndërtojë një ekip krejtësisht të ri për sezonin tjetër. Kjo do të thotë se do të largojë gati gjysmën e ekipit aktual, ku nuk përjashtohet dhe largimi i disa yjeve. Sigurisht ata do shiten dhe duhen para për të bërë përforcime.

Sipas katalanases “Sport”, ky vendim do të prekë të gjithë repartet. Nga porta bëhët fjalë për portierin Neto, i cili duhet të bëjë valixhet gati. Në mbrotje çudi bën emri i Samuel Umtiti, pasi francezi është një nga titullarët në formacionin katalanas. Emri tjetër është ai i Carles Alenës.

Në mesfushë pritet të largohen Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal. Emrat e të dy lojtarëve kanë disa kohë që qarkullojnë në media për t’u larguar dhe mesa duket tashmë ka ardhur koha. Mosha e tyre e madhe apo dhe konkurrenca në mesfushë janë disa nga arsyet se pse ato do të largohen nga Barcelona.

Edhe Philippe Coutinho do të largohet përfundimisht. Nuk dihet nëse Bayern Munich do ta blejë përfundimish kartonin e brazilianit. Surpriza e madhe është Antoinne Griezmann. Francezi që erdhi me shumë bujë nga Atletico Madrid, mund të largohet pas përfundmit të këtij sezoni. /abcnews.al

 

Faqja e parë e Sport