Revoltohen klubet e La Liga, vendimi i qeverisë u heq miliona euro

schedule11:17 - 28 Tetor, 2020

schedule 11:17 - 28 Tetor, 2020

Tërbohen klubet e La Liga. Qeveria spanjolle u ka hequr të ardhura të rëndësishme, sidomos në një moment si ky që as tifozët nuk lejohen nëpër stadiume.

Deri në fund të sezonit të gjithë klubet duhet të mos reklamojnë më kompani bastesh. Në letrën që La Liga ka marrë, u kërkohet klubeve spanjolle që në ditët në vijim të heqin nga stadiumet të gjitha reklamat e basteve.

Gjithashtu u lihet si detyrë që deri në fund të sezonit të ndërpresin marrëveshjes që kanë me kompanitë e basteve. Mbetet të shihet se si klubet do ta zgjidhin këtë pjesë, pasi kontratat mes palëve mund të jenë disa-vjeçare. /abcnews.al