Për analistin Artur Zheji, kryeministri Edi Rama ka me vete pushtetin.
“Unë nuk mendoj që Rama është vetëm. Ai ka një gjë shumë të madhe me vete që është pushteti, një tokë pjellore pa limit. Pra, ai mund të prodhojë gjenerata të tëra”.
Ai theksoi në emisionin “Real Story”, se revolta e Ramës është e qartë se ai nuk mund të marrë përsipër të gjitha hallet e deputetëve, duke i mbajtur në kurrizë.
“Pushteti është gjenerator energji pafund, do ngelin vetëm këta zotërinjtë, që vjen kryeministri dhe nuk vijnë deputetët, vijnë mbrapa kryeministrit. Nuk ka sens, nuk ka ku të rrijë. Edhe revolta e Ramës është e qartë se në çdo lloj halli që ata kanë, del ai përsipër dhe i mbron. Pra, ai nuk mund të mbajë mbi kurrizë çdo gjë”./abcnews.al