Revolta e banorëve në Durrës: Pallati u ndërtua në 2015, thërrmohen apartamentet

schedule19:14 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 19:14 - 4 Dhjetor, 2019

Dëmtimeve serioze nuk i kanë shpëtuar as pallatet e ndërtuara brenda 5 viteve të fundit. “ABC News” sjell revoltën e banorëve të një pallati të tillë në Durrës, të cilët kanë humbur gjithçka nga investimi mijëra eurosh, edhe pse apartamentet i kanë blerë të legalizuara dhe të hipotekuara.

Ata thonë “se nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i shtetit t’u tregojë mbi sigurinë e pallatit”.

Nëse në Durrës të shohin me një kamera në dorë, janë të shumtë ata që këmbëngulin të të marrin pranë banesave të tyre.

Kur këta banorë të zonës së plazhit na thanë se pallati ju ishte shkatërruar, nuk i besuam, duke e parë atë nga jashtë. Por sapo nisëm të ngjisim shkallët, mendimi ndryshon.

Dhoma e gjumit është plotësisht e shkatërruar. Të zotët kanë vendosur kompesata, me shpresën për të penguar grabitësit.

Pallati duket se nuk ka dëme në strukturë, por muret prej tulle janë në tokë.

Të gjithë banorët po largojnë gjithçka ju ka shpëtuar, teksa shprehin revoltën se firma e ndërtimit, ka mbyllur zyrën e shitjeve që ka pasur në katin e parë dhe nuk ju jep asnjë përgjigje, pavarësisht ankesave të tyre prej 9 ditësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!